Pikantet e Tirana-Elbasani/ Sherri shmanget nga policia, ofendime pa fund nga tifozët
Ndeshja mes Tiranës dhe Elbasanit u luajt në “Niko Dovana”. Veç situatave që u panë në televizor, pati edhe disa raste pikante. “Panorama Sport” po sjell disa prej tyre.

-Tirana e priste Elbasanin në Durrës, teksa në “Niko Dovana”, pati rreth 800 tifozë.
-Që në hyrjen e tyre në stadiumi të dy tifozëritë nisën koret ofenduese mes njëra-tjetrës ku u tentua dhe përplasja fizikë, por ndërhyrja e forcave të rendit qetësoi situatën.
-Një pasim i gabuar i Selmanit në daljen e tij, shkakton irritim te tifozët: “Ca bën ky more. O, Nojeri i duket vetja” dëgjohen tifozët e Tiranës.
– “Mbyllu Dros, mbyllu në mesfushë je mirë aty”, dëgjohet Gvozdenoviç nga pankina.
-”Hajde pak çuna, hajde pak me qetësi” dëgjohet kapiteni Lulaj pas goli të avantazhit të Tiranës.
-Protesta në stolin e Tiranës për një penallti ndërsa arbitri Shahini ndaj lojën dhe ndëshkon Grent Halilin me të verdhë.
-Atmosfera në Durrës është spektatore, ku hidhen fishekzjarrë nga tifozët e të dyja skuadrave. Nuk mungojnë as tymueset. Në minutën e 61-të, tifozët e Elbasanit hedhin shashka në fushë, ndalet loja.
-Stoli i Tiranës në fund të pjesës së parë ka diskutuar me gjyqtarin e ndeshjes për mënyrën sesi ai ka gjykuar, duke kërkuar kartonë për një ndërprerje kundërsulmi në mesfushë.
-Takim shumë i përzemërt para ndeshjes. Trajneri Shkëmbi u përshëndet me mikun e tij dhe njëkohësisht trajnerin e Elbasanit Gvozdenoviç.
-“O Soler, o Soler, po luaj more luaj, luaj” dëgjohet Shkëmbi nga pankina.
-Dy presidentët Refik Halili, dhe Kujtim Llupa, ndeshjen e ndoqën së bashku në tribunën VIP.
-Te Elbasani ka protesta për golin e Tiranës, ku lojtarët me në krye Lulajn kërkojnë faull, por gjithçka është e rregullt.
-Turistë të huaj nga Polonia e Anglia në “Niko Dovana”, duke ndjekur ndeshjen.
-Tifozët e Elbasanit shpalosin një banderolë ironike për ata të Tiranës ku shkruhej: “Ju kena lan Refikun”.
PANORAMASPORT.AL













