Pikantet e Skënderbeu-Partizani/ Rama bën VAR-in, sfida mbyllet me tension në tribunë! Tifozët sulmojnë drejtuesit e kuq (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 21:52

Pikantet e Skënderbeu-Partizani/ Rama bën VAR-in, sfida mbyllet me tension në tribunë! Tifozët sulmojnë drejtuesit e kuq (E PLOTË)

Panorama Sport ju sjell disa nga momentet më pikante të ndeshjes Skënderbeu-Partizani, e fituar me përmbysje nga të kuqtë me shifrat 1-2. Kjo ishte fitorja e parë pas shtatë ndeshjesh për “Demat”.partizani

*Teksa skuadrat zbrisnin në fushë, në tribunë zbret edhe presidenti i Skënderbeut, Adrian Takaj. Ky i fundit shtrëngon duart me presidentin Demi dhe ulen pranë njëri-tjetrit.

 

*Kryesori Bastari nuk e nis ndeshjen pa shkuar ora 17:00 dhe skuadrave u duhet të presin gati një minutë për të startuar gjithçka.

* Pas shumë javësh mungesë, tifozëria korçare rikthehet në stadiumin “Skënderbeu” në mënyrë të organizuar. Ashtu sikundër ka ndodhur edhe në ndeshjen e fazës së dytë mes Skënderbeut dhe Partizanit, korçarët e veshur me të zeza kanë qenë në shkallët e stadiumit për të dhënë mbështetjen për ekipin.

Duket se më shumë se sa në mbështetje skuadrës, tifogrupi i ri bardhekuq ka një motiv më thelbësor: përballjen me “Guerrils” dhe kjo duket qartazi nga angazhimi që vetëm në ndeshjet ndaj tyre janë kaq të shumtë në stadium.

* Goli i parë i korçarëve ka shkaktuar jo pak polemika si në pankinat respektive, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Pankina korçare është çuar e gjitha në këmbë pas kontaktit mes Prekës dhe Bismark, duke kërkuar me ngulm 11-metërshin. Nga ana tjetër, Abilaliaj dhe pankina e tij kanë protestuar gjatë vendimin e kryesorit Bastari, nisur edhe nga sinjalet që vinin nga tribuna me protagonist drejtorin Rama.

* Pasi Bastari akordon një penallti, ka kundërshtime te Partizani. Drejtori Olsi Rama shihet me telefon në dorë dhe me mimikën e tij shpreh çudi. Me telefon në dorë dhe videon e rastit të penalltisë të hapur, ai pretendonte me forcë se nuk kishte kontakt të qartë për masën ekstreme.

Screenshot 2025-03-10 175651

* Pas golit të shënuar, trajneri Ernest Gjoka ka mbledhur lojtarët e tij shpeshherë, duke u kërkuar qetësi dhe menaxhim të mirë të rezultatit. Dukshëm që trajneri bardhekuq kërkonte të shfrytëzonte në maksimum avantazhin.

* Në minutën e 60-të, Doka i tremb të gjithë. Mbrojtësi pëson një ndërhyrje me sparkatë nga Sembene dhe bie keq, duke reklamuar shumë dhimbje. Bastari nuk e sheh, por mjekët e Skënderbeut hyjnë pa sinjalizimin e tij dhe i japin ndihmën e parë. Më pas ndërhyjnë edhe ata të Partizanit. Nga ana tjetër, trajneri Gjoka proteston ashpër ndaj kryesorit, që i bën thirrje të qetësohet.

* Goli i Gjergji Kotes ka zgjuar Partizanin, që pas barazimit ka marrë më shumë forcë. Nëse të kuqtë kanë tentuar të rigjejnë besimin për të marrë tri pikët nga Korça, Skënderbeu ka shpërdoruar shumë dhe kjo ka lënë jo pak të pakënaqur stafin dhe trajnerin Gjoka.

* Në fund të takimit ka pasur edhe përplasje mes tifozërisë korçare dhe drejtuesve të Partizanit që ndodheshin në tribunën “VIP”. Hedhje sendesh drejt pankinës së kuqe dhe ofendime në kor, që kanë vijuar për minuta me radhë derisa është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të qetësuar gjithçka.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL