Pikantet e Partizani-Vora/ Dy presidentë bashkë në stadium, shumë ish-ë dhe përplasje me Gudjufin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 14:17

Pikantet e Partizani-Vora/ Dy presidentë bashkë në stadium, shumë ish-ë dhe përplasje me Gudjufin

bandicam 2026-01-15 13-30-50-685

STADIUMI VORËS- Një infrastrukturë e re i shtohet futbollit shqiptar. Vora zhvilloi ndeshjen e parë në shtëpi si skuadër elitare, duke e bërë këtë një moment historik për klubin dhe qytetin. Kjo arenë moderne, jo vetëm që përmbush standardet e kampionatit kombëtar, por krijon mundësinë që në të ardhmen të presë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klubet.

Katër ish-futbollistë të Partizanit te Vora – Tek Vora 4 futbollistë kanë qenë pjesë e Partizanit sipas periudhave të mëposhtme: Henri Zuna (2023- 25), Dajan Shehi (2021-22), Kevin Dalipi (2022-23), Mario Barjamaj (2015-18).

TIFOZËT – Stadiumi “Vora” hapi dyert për herë të parë në një ndeshje zyrtare të Superiores, ku nuk munguan as tifozët që ishin rreth 2000 tifozë. Afërsia me Tiranën bëri të mundur që të mos mungonin në këtë stadium as “Guerrilsat”, rreth 200 vetë.

PRESIDENTËT- Në tribunën qendrore kanë qëndruar bashkë dy presidentët e skuadrave Gaz Demi e Albert Xhabafti. Edhe pse çmimet ishin të larta kjo tribunë ishte e mbushur e tifozë.

PËRPLASJA – Tension mes lojtarëve që nis me konfliktin Bardhi – Bytyçi. Bytyçi nuk nxjerr një top jashtë në formë fair-play, kur Kasalla ishte dëmtuar dhe Bardhi i kërkon ta bënte këtë gjë. Kryesori Oda u nxjerr karton të verdhë të dy lojtarëve.

TEKNIKU BELLAJ- Vazhdimisht i tërheq vëmendjen Repajt dhe i kërkon të jetë sa më i saktë në vendosje, por shpesh herë ka komunikuar edhe me Gecin e Kasallën. Bellai merr karton të kuq pas një sherri me Gudjufin.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL