Pikantet e Partizani-Elbasani/ Tifozët “tymosin” VAR-in, Gega “kopjon” Simone Inzagin. Pano dhe Kushta nuk ndalin festën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 22:30

Pikantet e Partizani-Elbasani/ Tifozët “tymosin” VAR-in, Gega “kopjon” Simone Inzagin. Pano dhe Kushta nuk ndalin festën

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arenën e Demave”, e mbyllur me fitoren e të kuqve, që sigurojnë kështu edhe një vend në Europë.bandicam 2025-04-27 19-03-51-749* Prani më e ulët seç pritej e tifozëve në këtë ndeshje. Parashikimet flisnin për mbushjen e stadiumit, por tifozët e kuq nuk e kishin mbushur tribunën kryesore, teksa Elbasani kishte mbushur vetëm sektorin e vet në tribunën përballë dhe një pjesë të tribunës kryesore. Në stadium ishin rreth 1500 të pranishëm.

* Ndeshja nis me tension mes Mehmetit dhe arbitrit Xhaja, që kundërshtisë së mesfushorit i përgjigjet me një paralajmërim për karton të verdhë. Lojtarët e kuq ndërhyjnë dhe largojnë shokun e tyre.

* Tifozët e Elbasanit kanë arritur të fusin në stadium edhe lëndë plasëse, që janë prezente që në minutat e para të ndeshjes.

* Presidenti Demi e ndjek ndeshjen në vendin e vet të zakonshëm, në dalje të zyrës së tij me pamje nga fusha.

* Në të 45-tën, Partizani arrin të shënojë me Prekën, çka ngjall edhe festën në tribunë, mes tyre edhe të Sokol Kushtës dhe Ledio Panos, dy ish-lojtarë. Kushta duartroket golin e shkodranit.

* Goli i Partizanit tensionon situatën në pankinën e Elbasanit dhe në tribunën kryesore. Në këtë moment, kryesori Xhaja përjashton një pjesëtar të stafit të kuq dhe nxjerr një tjetër karton të verdhë. Duhet ndërhyrja e drejtorit Guranjaku për të qetësuar situatën.

* Me kalimin e minutave, pas të 75-tës, ndeshja bëhet e tensionuar në fushë, por edhe në tribunën kryesore mes dy tifozerive.

* Në tribunën kryesore, tifozët e Partizanit vendosin një tymuese mbi kabinën e sistemit VAR. Një nga punëtorët e klubit të kuq nxiton ta largojë dhe ta fikë sa më shpejt të jetë e mundur.

* Në të 85-tën, Keko dëmtohet në një pozicion pranë tribunës kryesore ku ndodhen tifozët e Elbasanit. Këta të fundit nuk i kursejnë sendet e hedhura në fushë, teksa në një moment duket edhe një këpucë në dorën e një prej lojtarëve të stafit të Elbasanit.

* Gega është gjatë gjithë ndeshjes hiperaktiv në përpjekje për të udhëzuar të tijtë, teksa në shtesë në një moment hyn edhe në fushë, duke këshilluar të tijtë për lëvizjet që duhet të bëjnë.

* Fiton Partizani në fund dhe nuk mungon festa me tifozët. Është trajneri Gega, që kujdeset të bëjë thirrje që të gjithë të shkojnë të festojnë me tifozët.

PANORAMASPORT.AL