PIKANTET E FLAMURTARI-VLLAZNIA/ Ribaj nuk e harron të kaluarën si “shkodran”, përqafim me Balajn në fund të sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 23:19

PIKANTET E FLAMURTARI-VLLAZNIA/ Ribaj nuk e harron të kaluarën si “shkodran”, përqafim me Balajn në fund të sfidës

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë ka dhuruar edhe situata të veçanta jashtë asaj që u pa në fushën e lojës.

sdfsdffdsdffsdfsdfsd

-Lojtarët e Vllaznisë e kanë shfrytëzuar mjaft mirë paraditen e djeshme. Ata ishin të akomoduar në një nga hotelet buzë detit në hyrje të Lungomares. Janë parë të shëtisin në këmbë gjatë bregdetit.

-Tymi i krijuar nga flakadanët e tifozëve pengojnë fushëpamjen, fishekzjarrë. Gjyqtari ndërpret lojën pasi kjo gjë kërkohet nga VAR, pasi pamje nuk ishte e qartë.

-Një numër i konsiderueshëm i tifozëve shkodranë kishin udhëtuar drejt Vlorës për të ndjekur ndeshjen. Edhe tifozët vendës ishin të shumtë.

-Përpara se të niste ndeshje kishte reshje shiu në Vlorë. Por ato janë ndërprerë dhe takimi u luajt në kushte shumë të mira.

-Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj, ishin shumë aktivë në udhëzimet ndaj skuadrës.

– Edi Martini nuk ishte aspak komod, por u “çmend” nga rastet e humbura.

– Bekim Balaj kërkon shpjegime te Jorgji për kartonin e kuq të Bismark. Edi Martini përfiton nga moment i ndaljes së lojës pasi Trashi merrë mjekim dhe jep udhëzim te të tijtë. Ka një komunikim edhe mes Liçajt dhe stafit të Vllaznisë.

– Trashi fashon gjurin dhe duke çaluar rikthehet në fushën e lojës. Kapiteni nuk e “lë në baltë” skuadrën dhe duartrokitet nga tifozët.

– Në pushim të pjesës së parë tifozët në stadium shijojnë këngë vlonjate, shqiptare dhe himnin e Flamurtarit.

– Trajnerët Ribaj dhe Liçaj si dhe kapiteni Trashi karkojnë skuadrën në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë. Kapiteni u jep zemër lojtarëve edhe kur dalin në fushë.

– Vonohet pak minuta dalja e lojtarëve në fushën e lojës në pjesën e dytë.

– Tension në fund të ndeshjes. Pas vërshëllimën përfundimtare te gjyqtarit Enea Jorgji, Lirim Kastratin iu drejtua kryesorit për të shprehur pakënaqësinë e tij për disa vendime në fund ku kishte pretendime për disa faulle të vlonjatëve. Ndërhyn kapiteni Balaj duke e shtyrë shokun e skuadrës larg kryesorit. Forcat e sigurisë marrin në “mbrojtje” treshen e gjyqtarëve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm

. – Pas fitores, “shpërthejnë” përqafimet. Lejdi Liçaj përqafon Ribajn. Ndërsa ky i fundit futet në fushë dhe përqafon të gjithë lojtarët. Ribaj përqafohet edhe me Balajn.

– Pavarësisht se humbën lojtarët e Vllaznisë shkojnë tek “ultrasit” e tyre dhe duartrokasin bashkë me ta.

PANORAMASPORT.AL