Pikantet e Elbasani-Bylis/ Batista goditet me kapsollë, Tsage ndërron këpucët me Ze Gomesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2025 | 14:45

Pikantet e Elbasani-Bylis/ Batista goditet me kapsollë, Tsage ndërron këpucët me Ze Gomesh

Gjatë ndeshjes Elbasani-Bylis ka pasur disa të veçanta që nuk u transmetuan në TV. Kapsollat kthehen në një problem për ndeshjen, duke sjellë ndërprerjen e saj. Nga impianti i ujit që prish nxehjen dhe deri te këpucët e Tsagesë, ishin disa nga pikantet e kësaj sfide që serviren nga “Panorama Sport”.

Momenti i ndërrimit të këpucëve

Momenti i ndërrimit të këpucëve

– Dy grupimet ultrase të Elbasanit, “Tigrat” dhe “Arrakat”, mbërrijnë me vonesë në stadium. Mësohet se ndaj tyre janë kryer kontrolle më të rrepta se zakonisht, ndaj edhe është vonuar hyrja në stadium. Por, sërish ata futën në stadium sende të ndaluara. Në minutën e 26-të ka një ndërprerje të vogël të lojës, sepse tifozët e Elbasanit hedhin kapsolle pranë zonës ku qëndronte anësori. Shkon kapiteni Lila që t’i qetësojë. Gjithsesi, ata kthehen në problem në startin e së dytës, duke hedhur një “lumë” në fushë dhe detyruar spikerin të bëjë thirrje për të mos i hedhur më. Madje, shkon edhe administratori Marenglen Çoku te grupimi “Arrakat” që t’i qetësonte. Kulmi arrin në minutën e 79-të, ku ndërpritet ndeshja, sepse një kapsolle kap portierin e Bylisit, Batista. Xhaja, në prani të delegatit, Besnik Çela, i kërkon drejtorit të Elbasanit, Elton Guranjaku, që të merren masa. Ndeshja nis pas afro tri minutash ndalesë.

– Impianti i vaditjes u “prish” nxehjen ekipeve gjatë kohës së pushimit mes pjesëve. Lojtarët detyrohen të spostohen në një pozicion që nuk lageshin nga uji.

– Blaise Tsage duket se ka probleme me këpucët dhe kërkon ndihmën e Ze Gomesh nga pankina. Ky i fundit i huazon këpucët e tij, duke i hequr nga këmbët dhe duke ia dhënë shokut të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL