Pikantet e Dinamo-Vora/ Ndihmësi i Silvinjos shfaqet tek “Air Albania”, Kasalla e ka me… kryesorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2026 | 20:22

Pikantet e Dinamo-Vora/ Ndihmësi i Silvinjos shfaqet tek “Air Albania”, Kasalla e ka me… kryesorin

Dinamo dhe Vora barazuan në Tiranë me rezultatin 2-2, në një takim ku veç golave të shënuar pati edhe disa momente interesante dhe pikante.

Screenshot 2026-05-07 202204

– Duke qenë mesjavë, numri i tifozëve në stadium ishte jashtëzakonisht i ulët, sidomos nga tifozeria e Dinamos.

– Pak më të shumtë në numër, ishin tifozët e Vorës të cilët tentuan disa herë të bëjnë atmosferë, por 2 golat e Dinamos i heshtën.

– Në stadium ishin zv.trajneri i Kombëtares, Doriva si edhe trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi të cilët e ndoqën ndeshjen së bashku.

– Presidenti i Vorës, Albert Xhabafti preferoi të ulej në tribunën VIP mes tifozëve të vendosur në atë tribunë dhe jo në vendin e dedikuar për presidentët, ku ishin disa nga figurat e Dinamos.

– Kasalla irritohet me Jorgjin në një moment, duke i kërkuar të shohë VAR-in. “O vëllai, fol në VAR sepse më ka goditur me takë, është karton i kuq, çfarë të verdhe po thua”, u shpreh Kasalla.

– Kur sfida ishte 2-2 dhe Vora po ndërtonte një aksion, dikush nga stoli i Dinamos hedh një top në fushë. Kjo acaron Bellain i cili kthehet duke folur me pankinën e Dinamos.

– Pas përfundimit të takimit, lojtarët e Vorës festuan pikën e marrë e cila mund të rezultojë jetike në luftën për një vend në Superiore.

– Të kënaqur me këtë barazim ishin edhe lojtarët e Dinamos, të cilët edhe pse dolën pa fitore, siguruan matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”, si edhe kualifikimin në Europë.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL