Pikantet e Dinamo-Partizani/ Tension mes dy trajnerëve, stafi i Kombëtares në tribunë
Partizani arriti të merrte një fitore të rëndësishme në “Air Albania” kundër Dinamos, për të marrë njëkohësisht edhe vendin e katërt në klasifikim. Sfida “derbi” kishte raste të shumta dhe ishte një lojë me shumë ritëm, ku veç bukurisë në fushë, kishte edhe shumë momente pikante jashtë fushe, duke nisur që nga tribuna e deri në pankinat e të dyja skuadrave, që e përjetuan ndeshjen ndryshe.
– Më shumë tifozë në tribuna se zakonisht. “Ultras Guerrils” mbushin nje pjesë të mirë të tribunës pas porte.
– Derbi i tretë luhet në stadiumin e tretë për këtë sezon. I pari u luajt në Elbasan, më pas në “Arenën e Demave” dhe se fundmi në “Air Albania”.
– Mbushet thuajse plot tribuna qendrore teksa edhe përballë ka më shumë tifozë të cilët janë të Partizanit në dominancë.
– Asistenti i Silvinjos, Doriva është prezent në stadium për sfidën ku fokusin e ka Naser Aliji, i cili luajti titullar dhe 90 minuta.
– Përplasje kokë më kokë mes Fadairos dhe Ditës të cilët nuk shohin njëri-tjetrin në vrap e sipër. Ndeshja ndërpritet për disa minuta dhe të dy lojtarët qepen në kokë.
– Në pjesën e parë ka tension mes Dajës dhe Kërnajës ku shkak bëhet një karton i verdhë në fushë.
– Akordohen 7 minuta shtesë deri në fund të pjesës së parë. Kërnaja i pakënaqur me vendimin për të zgjatur kaq shumë pjesën.
– Lojtarët e Partizanit festojnë fitoren me tifozët e kuq.
– Drejtuesit e Dinamos qendrojnë ulur në tribunë pët disa minuta pa lëvizurnpas ndeshjes.
– Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik i Dinamos hyn në fushë duke u takuar me lojtarët e bluve, teksa nuk mungojnë edhe takimet me futbollistët e Partizanit të cilët përgëzohen.
– Tifozët e Partizanit nuk harrojnë gjatë ndeshjes që të këndojë edhe për Tiranën, duke i kujtuar rënien nga kategoria.
PANORAMASPORT.AL













