PIKANTET E BYLIS-VORA/ Një debutues me gol, gjyqtarët u kujdesën për pantallonat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 22:54

PIKANTET E BYLIS-VORA/ Një debutues me gol, gjyqtarët u kujdesën për pantallonat

Ndeshja mes Bylisit dhe Vorës ka dhuruar emocione në fushë e disa situata të veçanta edhe jashtë saj:

adepoju

-Ndeshjen e ndoqën dy presidentët Besnik Kapllanaj dhe Albert Xhabafti i Vorës, nuk munguan edhe dashamirës nga të dyja skuadrat.

-Bylisi për shkak se skuadra B kishte një ndeshje më të rëndësishme, me Maliqin në Ballsh që e mundi 2-0 dhe bashkë kryeson me Orikun. Krahas dëmtimeve nga mungesat të Markut, Brunos e Koxhit, kishte afruar edhe lojtarë si Adepoju e Bahaj, dy nga talentet me perspektivë. Adepoju bëri debutimin në skuadrën e parë me gol dhe ka ardhur në verë në Ballsh, teksa më parë ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave në Nigeri. Në fund të sfidës është përgëzuar nga të gjithë nigeriani që është shfaqur si shënues edhe tek moshat e Bylisit.

– Një numër i paktë tifozësh edhe për shkak të shirave, megjithatë ndeshja e djeshme u ndoq nga afro 300 shikues.

-Gjyqtari i katërt Albano Stolaj, por edhe anësori Zajmi teksa Torraj futej në fushë, kanë këshilluar që të bëjë kujdes me getat dhe pantallonat duke qenë se kanë qenë thuajse njësh.

PANORAMASPORT.AL