Pikantet Bylis-Tirana/ “Fanatiks” bëjnë ligjin në pjesën e dytë në Ballsh
Momentet më të veçanta të sfidës mes Bylisit deh Tiranës, “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:

-Ashtu si Magani debutonte me fitoren 4-0 në Durrës ndaj Bylisit, edhe Shkëmbi ka triumfuar 0-3 ndaj Bylisit, por në Ballsh.
-Në stadiumin e Ballshit ishin afro 700 vetë tifozë. Nuk kanë munguar edhe 50 tifozë nga Tirana, pjesëtarë të tifo-grupit “Fatanatiks”. Pas golit të dytë të Tiranës, janë dëgjuar vetëm ata në “Adush Muçaj”.
-Janë tensionuar tifozët vendas në dy momente, sidomos kur Dembele i ndërhyn Berkos dhe gjyqtari jep faull në favor të Tiranës, duke i mohuar Bylisit një moment të favorshëm përballë portës mike.
-Kanë festuar gjatë me tifozët e tyre lojtarët e Tiranës për suksesin në Ballsh, edhe pse skuadra mbetet në “zonën e ftohtë “.
-Pas 7 ndeshjesh me ecuri pozitive, Bylisi është mundur në Ballsh.
-Nuk e ka pritur mirë zëvendësimin Flamur Ruçi, i cili ka dalë nga fusha e blertë i mërzitur.
PANORAMASPORT.AL













