Pikante Tirana-Flamurtari/ Emocione dhe dhimbje në sfidën e “Selman Stërmasit”, ja çfarë nuk u pah në TV
Tirana u trondit në të gdhirën e shtunës. Loj tari nga Kosta Rika, Fredi Alvarez humbi vajzën e tij, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike në shtëpi, teksa kishte vetëm pak ditë në kryeqytet.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Fredi Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, njoftuan bardheblutë.
Çfarë ndodhi? – Nga burimet pranë policisë dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike për jetën. Menjëherë i është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, madje edhe në spital, por nuk ia ka dalë të shpëtojë, ndonëse është bërë maksimumi. Dyshohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera, ndërsa policia kreu të gjitha veprimet hetimore dhe priten konkluzionet e autopsisë.
Në fakt, uniformat blu nuk përjashtojnë asnjë pistë, ndërsa vetëm pas mbylljes së autopsisë, trupi do të transportohet drejt Kosta Rikës.
-Tirana u trondit të shtunën me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Irina Alvarez, vajza 9-vjeçare e futbollistit Fredi Alvarez. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë dhe solli shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin për 24 orë.
-Dje në nder të vogëlushes I. A., u mbajt 1 minutë heshtje para fillimit të ndeshjes. “U prehsh në paqe engjëlli Irina”, shkruhej ndërkohë në mesazhin e tifozëve bardheblu.

Lojtarët e Tiranës dhe Flamurtarin, bashkë me stafet më pas vendosën kurora me lule pranë tribunës së tifozëve. Skuadrat mbajtën një minutë heshtje dhe shirit të zi në krah.
-Kostarikasi tjetër Kortez nuk luan, shkak gjendja e rënduar vajzën e mikut të tij, Fredi Alvarez. Debuton Patrik Kresiç, i cili ishte planifikuar të ishte në stol. Kresiç është blerja e fundit e bardhebluve. Moriero zhvillon një bisedë të gjatë me Bolzan gjatë nxehjes, ndërsa lojtari që më parë ka qenë i dëmtuar, aktiviziohet në pjesën e dytë. -Në stadium kishte interesim të përkrahësve bardheblu. mbi 2000 tifozë ishin të pranishëm në stadium për ndjekur Tirana-Flamurtari.
-Për herë të parë pas shumë kohësh në stadium, Refik Halili dhe Sinan Idrizi, plus Arben Malaj dhe debuteti Blendi Çuçi.
-Te Tirana disa të dëmtuar, duke filluar nga Rimal Haxhiu, Kola. Gjatë ndeshjes u dëmtua edhe Ernest, Marku, të cilët lanë lojën para kohe.
-Ardijan Nuhijun nuk e mban vendi. Trajneri e ka me qendrën e mbrojtjes që nuk heq një top siç duhet, duke sjellë rrezik te porta bardheblu. Françesko Moriero nuk mban xhup. Me bluzë ai drejton skuadrën gjatë gjithë ndeshjes. Në fund të lojës, ekipet e ekzagjerojnë me shtrirjet në fushë, ndërsa gjyqtari bën me shenjë që loja të vazhdojë. Kandidati për drejtor te Flamurtari, Tefik Osmani ishe i pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën me ishskuadrën e tij Tiranën.
-Në fund të ndeshjes ka dëshpërim te Flamurtari dhe festë te bardheblutë. Tirana shkon të festojë me tifozët, të cilët po mbyllnin menjëherë banderolën “Fanatics”.
-Xhixha godet në gju, ndërsa dukshëm ka një shenjë të madhe. Lojtari “ha dhimbjen me dhëmbë”, përlas bidonin në shesh ge vazhdon lojën. -Te Tirana nuk janë të kënaqur. Lojtari i ndeshjes duhet të ishte Mysloviçi dhe jo dikush tjetër.
PANORAMASPORT.AL













