Pikante Teuta-Skënderbeu/ Protesta nga Gjoka: “O Dode, po shihe, more, krahun e çjerrë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2025 | 23:05

Pikante Teuta-Skënderbeu/ Protesta nga Gjoka: “O Dode, po shihe, more, krahun e çjerrë”

Skuadra e Teutës u fut më herët se zakonisht në dhomat e zhveshjes pasi kreu stërvitjen normale, ndryshe nga Skënderbeu që deri në limitet e kohës qëndroi në fushë.

TEUTA

Me sa duket, Hodo ka pasur nevojë t’i japë më shumë udhëzime skuadrës së tij para se të startojë sfida. Ja pikantet nga “Panorama Sport”:

* O Dode, po për Zotin nuk ishte faull, vetëm top nuk preku, për Zotin!” – dëgjohet Alia nga porta pas golit të Teutës.

*O Dode, po shihe, more, krahun si e ka të çjerrë. Kush ia ka bërë atë atij?” – dëgjohet Gjoka, që proteston nga pankina.

* Trajneri Hodo në pjesën e parë i kërkon Arifit dhe Tomës të jenë më të përfshirë në lojë, të mos qëndrojnë statikë. “Shkoji, Ari, shkoji, mos e lër të lirë atë! Hajde, o Tom, shko majtas”, dëgjohet Hodo.

* Trajneri Gjoka ka qëndruar në këmbë gjatë gjithë takimit dhe në disa momente ka qenë nervoz me të tijtë, që nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.

* Nuk mungojnë as “trajnerët” në tribuna, të cilët shpeshherë japin udhëzime për lojtarët në fushë, madje duke i çorientuar në disa momente.

* Në përfundim të ndeshjes, ka qenë “fair play” i vërtetë në fushë, pasi lojtarët e dy ekipeve i kanë dhënë dorën e përqafuar njëri-tjetrin.

PANORAMASPORT.AL