“Pësuam me rastin e parë, një penallti”, Moriero pas disfatës që fundos Laçin: Kemi detyrën të besojmë se janë 6 pikë në lojë
Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka theksuar se skuadra e tij do të vazhdojë të besojë te mbijetesa, edhe pse ka komplikuar shumë situatën në renditje pas humbjes ndaj Teutës.

“Në analizën e ndeshjeve jam shumë i kthjellët, kjo ndeshje u luajt nga dy ekipet, kishim rastet tona të zakonshme për të shënuar. Nuk ia dolëm të shënonim dhe shpesh ndodh që në një rast të parë rrezikon të pësosh dhe kështu ndodhi me një penallti. Ekipi luajti, bëri ndeshjen si e kishim përgatitur, por në këtë moment duhet të krijojmë. Janë ende dy ndeshje dhe 6 pikë në lojë dhe kemi detyrimin që të besojmë.
Janë parimet e futbollit, ne e përgatitëm. Në momentin që ka presion duhet të luash vertikalisht, janë parimet e lojës, u munduam të bëjmë atë që bëjmë gjatë stërvitjes. Kur presion i tyre u ul, luajtëm futboll. Mendoj se ndeshja u bë”, tha Moriero për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













