Përleshja i kushton shtrenjtë lojtarit argjentinas, Flamurtari përjashton Skuadronen. Idrizi: Nuk ka vend për dhunë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2026 | 9:35

Përleshja i kushton shtrenjtë lojtarit argjentinas, Flamurtari përjashton Skuadronen. Idrizi: Nuk ka vend për dhunë!

Flamurtari merr një goditje të rëndë për para ndeshjes së rëndësishme që do të luhet këtë fundjavë me Bylisin në Ballsh. Luçiano Skuadrone është pezulluar 6 muaj nga Disiplina duke i shtuar edhe më shumë hallet skuadrës.

skuadronee

Mbrojtësi i përfshi në sherrin që ndodhi pas ndeshjes me Elbasanin madje mbeti edhe i lënduar. Edhe pse zyrtarët e klubit u përpoqën që ta ndalin lojtarin e kishin të pamundur t’i prisnin “vrullin” e irritimit. Lojtari kishte hequr fanellën dhe ishte me bluzë të bardhë në momentin e përleshjes.

Nga klubi nuk kishte deri dje në orët e vona asnjë reagim ashtu sikundër as nga vetë Luçiano Skuadrone. Por burime pranë klubit konfirmojnë për “Panorama Sport”, se janë të shokuar nga vendimet e Disiplinës. Megjithatë Skuadrone tashmë do të largohet nga Flamurtari dhe për të aventura mbyllet këtu. Zyrtarë të klubit pohuan dje për gazetën se përpara imazhit të klubit dhe respektit ndaj fanellës nuk vendosin asgjë.

MBLEDHJE URGJENTE – Pas vendimeve të Komisionit të Disiplinës në Vlorë është mbajtur një mbledhje urgjente. Burimet bëjnë me dije se presidenti Sinan Idrizi i ka tërhequr vëmendjen si Skuadrones ashtu edhe lojtarëve të tjerë apo edhe përfaqësuesve të klubit që i përfshin në “përleshje”, duke ua bërë të qartë se dhuna nuk ka vend tek Flamurtari. Drejtuesit e klubit kanë kërkuar shpjegime nga lojtari për atë çfarë ndodhi dhe sjelljen e treguar. “Respekt ndaj fanellës dhe Flamurtarit! Sjellje të tilla janë të papranueshme për ne dhe nuk kanë lidhje me Flamurtarin. Këtu rrugët tona ndahen. Këto ngjarje unë nuk i toleron. Mund të dështoj në fushë, por nuk e pranoj dështimin në strukturë dhe institucion”.

Kështu mësohet se është shprehur Idrizin gjatë një mbledhje të zhvilluar në orët e fundit, marrë shkas edhe nga vendimet e Disiplinës. Në këto kushte, Skuadrones i duhet tashmë të marrë valixhet dhe të kthehet nga ka ardhur, por rrezikon edhe gjobë nga klubi për shkelje të klauzolave të kontratës pas Idrizi nuk mbështet aspak dhunën, por “fair-play”. Kujtojmë këtu rastin e Idriz Bathës, i cili i përjashtua në muajin dhjetor nga klubi për shkak të një debati në stërvitje me Kristian Nunesh.

DËMTIMET E TJERA – Jo vetëm Skuadrone, por e ka pësuar edhe punonjësi i sigurisë Artan Memetaj, që për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, dënohet me një vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. Ndërkaq klubi ka marrë një gjobë të majme për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Për të gjitha këto dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL