Përballjet e zjarrta/ Dinamo dhe Egnatia luajnë finalen e tretë radhazi
Dinamo arriti të merrte një fitore të madhe në Shkodër me rezultatin 0-1 duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, iu fal golit të shënuar nga Dejvi Bregu duke e çuar skuadrën e tij për herë të dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë, aty ku sërish do të ketë Egnatian.

Dy skuadrat do të tentojnë të rrëmbejnë trofeun dhe nëse për rrogozhinasit është më shumë një trofe, për Dinamon vlen edhe për Europën, gjithmonë nëse këta të fundit nuk arrijnë në “Final 4”. Kjo është finalja e tretë radhazi që do të luhet mes dy skuadrave dhe në dy të para, Dinamo ka arritur t’ia dalë.
Në dhjetor, Dinamo “rrëmbeu” edhe Superkupën duke mundur me përmbysje skuadrën e Edlir Tetovës me rezultatin 3-1. Sa i përket këtij sezoni, dy skuadrat janë përballur 4 herë mes tyre dhe kanë 2 sfida të tjera deri në fund. Nëse Dinamo arrin “Final 4”, atëherë skuadrat do të përballen edhe një herë tjetër, duke e çuar në 7 numrin e ndeshjeve direkte mes tyre.
PANORAMASPORT.AL













