“Për fat të mirë u korrigjuam pas derbit”, Gega shpjegon suksesin e Partizanit: Kjo është arma jonë, i morëm 100% këtij grupi
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e ka cilësuar si pikë kthese pas humbjes në derbi suksesin e skuadrës së tij ndaj Egnatias, ndërsa ka paralajmëruar se loja mbrojtëse do të jetë arma e këtij grupi lojtarësh që ka në dispozicion.

“Jam munduar që gjithmonë të sjell një mesazh që nuk ka vende të fundit, aq më tepër kur bëhet fjalë për derbi. Aq më tepër që është një ndeshje që nga ana e impenjimit është pengu i madh, nuk arritëm të bënim atë që pritej. Për fat të mirë u korrigjuam dhe besoj që i morëm 100% këtij grupi që është.
Një trajner kur do të hedhë 11 në fushë, gjithmonë i referohet javës së kaluar. Ajo që ndodhi me Tiranën, ndoshta është pjesa ime, përgjegjësia e besimi te performanca ndaj Egnatias dhe besova që kjo është arma jonë, loja në bllok. Pa dashur të ul vlerat, por hë për hë, pa disiplinë taktike, ana e sakrificës, është e pamundur të përballosh asnjë ekip. As në fillim, as në fund. Besova te ata njerëz, kisha dyshime te lodhja, por jo të dalin nga çdo lloj detyre. Këto ditë e kisha të vështirë, por teknologjia të ndihmon të përballesh. Jam munduar që me fakte jo t’i godas, por t’i tregoj që u ndëshkuam për këto arsye dhe duhet t’i korrigjojmë. Sot jam i kënaqur se dhamë maksimumin, nuk them se kemi maksimumin tonë, luajtëm kundër një ekipi të mirë, me kualitet, hë për hë arma jonë është loja në grup dhe me disiplinë. Një pjesë e madhe e nisën nga stoli, edhe unë dua të kënaqem me punën time. Futëm njerëz më të freskët, duke filluar nga Hoxha. Albani luajti dy ndeshje dhe do të doja të ishte pjesë e rëndësishme unë jam i lumtur se ai nuk ishte shkaktari i asaj që ndodhi. Duke pasur edhe Qirkon që është shumë i mirë, ndër më të mirët në Superiore, kam biseduar një nga një, kjo është e vështira, nuk e di sa të kuptojnë. Ballafaqimi me një lojë të dobët a me të kaluarën…
Në pjesën e parë i konsumuam në krahun e majtë, edhe Kote që është gjysmësulmues dhe është i ri. Jam munduar ta këshilloj, mundohem ta konsumoj në pjesën e parë dhe në momentin që do të vinte mendova me 5 dhe tre qendra, me Taipin që shërben mirë. U munduam me Bintsukën dhe Kekon të sulmojmë drejt, mund t’i kapnim edhe një herë tjetër, u mundova që të ishim solid mbrapa dhe të mos harronim kundërsulmin”, tha Gega pas ndeshjes për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













