Partizanit i duhet kthimi te fitoret, Veselinoviç bën thirrje për kujdes ndaj Bylisit: Trajneri i ri me ide të tjera nga i vjetri, kërkoj falje por…
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, është shfaqur sot para mediave në konferencën e zakonshme për të folur rreth sfidës që pret nesër skuadrën e tij ndaj Bylisit.

“Jam i sigurt që do të luajmë ndaj një kundërshtari cilësor. Pikët që i duhet Bylis është pjesë e rëndësishme e tyre, por na jep një të drejtë të mendojmë edhe për ne pasi edhe ne na nevojiten pikët.
Bylis përpara një ndeshje ka ndryshuar trajnerin. Çdo trajner ka idetë e veta. Në drejtimin e trajnerit të ri kanë luajtur një ndeshje, atë ndaj Elbasanit dhe është e qartë që të dy trajnerët, ai që ishte dhe ky që ka ardhur, kanë patur ide të ndryshme. Siç kam deklaruar gjithmonë, ne fillimisht duhet të mendojmë për veten tonë. Të jemi të fokusuar dhe të disiplinuar që nga minuta e parë e deri në sekondën e fundit.
Golat? Në çdo ndeshje ne kemi mundësi për të shënuar gol. Ajo është vetëm një segment i lojës, patjetër që luhet për të shënuar gola dhe kjo ka shumë rëndësi. Jam i bindur që ndeshja e nesërme do të jetë në nivel për të shënuar.
Kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Mund t’ju them se në ndeshjen ndaj Bylisit do të jenë në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë optimale. Ne jemi pothuajse gjithë ditën me lojtarët, ndikojnë shumë faktorë se si ata ndihen, ana shëndetësore, dëmtime, skualifikime, ndaj ju kërkoj falje por nuk jam i gatshëm në këtë moment t’ju them se cilët lojtarë do të jenë të gatshëm për nesër. Pas stërvitjes së fundit do të kemi diçka më të qartë.
Jo vetëm ndaj Bylis por gjithmonë synimi ynë është të fitojmë ndeshjet”, tha Veselinoviç para gazetarëve.
PANORAMASPORT.AL













