Partizani “spiunon” Flamurtarin, ka tension në tribunë/ Ja pikantet e ndeshjes në Vlorë
Flamurtari u mund në shtëpi nga Dinamo me rezultatin 0-3, në një ndeshje që veç golave, solli edhe situata të ndryshme në stolet respektive, por edhe në tribuna.

-Numër i shtuar i tifozëve në stadiumin “Flamurtari”. Shihen edhe gra e fëmijë.
– “Flota Kuqezi” ndez fishekzjarre e brohoritje që nga fillimi.
– Pas daljes nga tuneli të skuadrave, trajnerët Ilir Daja dhe Françesko Moriero përqafohen me njëri-tjetrin.
– Sinan Idrizi e ndjek ndeshjen nga tribuna me drejtues të Dinamos dhe përkrahë Kreshnik Çipit, Rrapo Tahos dhe Vasil Rucit.
– Në stadiumin e Vlorës ishte mbrëmë edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili ndoqi ndeshjen në vendet e fundit të tribunës, në pjesën e sipërme të saj.

– Rama shpesh shihet të qëndrojë në telefon, duke mbajtur shënime por edhe të diskutojë me një nga stafi i tij që e kishte pranë. Qëllimi ishte studimi i Flamurtarit me të cilin luajnë në fundjavë.
– Ndeshja vonohet 5 minuta në nisje, për shkak të flakadanëve, që krijonin mjegull dhe mungesën e fushëpamjes në fushë. Lojtarët e shfrytëzojnë për të kryer veprimet me topin për muskujt.
– Ilir Daja në këmbë, ndërsa Françesko Moriero ulet në stol duke pritur nisjen e ndeshjes, teksa diskuton me ndihmësit. – Te Dinamo kishin ardhur si miq disa “ish”. Që nga trajneri Ilir Daja që më parë ka drejtuar kuqezinjtë, tek vlonjati Dejvi Bregu dhe portieri Aldo Teqja
– Ilir Daja dhe Glen Daja shpesh gjatë ndeshjes diskutojnë në këmbë.
– Rreth minutës 20-të, trajnerët shfrytëzojnë ndalimin e lojës. Ilir Daja i jep udhëzime Bregut dhe Vilës. Të njëjtën gjë bën edhe Moriero me ndihmësin e tij Lejdi Liçaj.
– Pas minutës së 30-të fusha rëndohet.
– Në pjesën e dytë trajnerit Moreiro i “rritet temperatura”. Italiani zhvishet, ndërsa shfaqet tejet i nxehur me lojtarët.
– Rreth minutës së 75-të, tensione në tribunë. Shtohen forcat e policisë brenda impiantit.
– Pas golit të tretë largohen tifozët vlonjatë nga stadium. Ikën edhe “Flota Kuqezi”.
– Pas pësimit të golit të tretë, tifozët ultras nuk përmbahen por flasin në megafon: “Flamurtar, o i lodhur”.
– Françesko Moriero pas golit të tretë “dorëzohet”. Italiani ulet në stol tejet i prekur.
– Në përfundim të takimit Moriero përqafohet sërish me Dajën.
– “Flota Kuqezi” ngacmon Ilir Dajën në përfundim të ndeshjes.
– Futbollistët e Dinamos festojnë fitoren me pica dhe pije freskuese në dhomat e zhveshjes.
– Sinan Idrizi “mbledhje” pas takimit me ish-futbollisët e brezit të artë të Flamurtarit, teksa analizojnë ndeshjen.
PANORAMASPORT.AL













