“Partizani nuk është aty ku e meriton”, Bytyçi paralajmëron Vllazninë: Për 3 pikë, nuk diskutojmë tjetër rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2025 | 11:33

“Partizani nuk është aty ku e meriton”, Bytyçi paralajmëron Vllazninë: Për 3 pikë, nuk diskutojmë tjetër rezultat

Altin Bytyçi ka folur me besim të plotë te Partizani, para ndeshjes me Vllazninë. Mbrojtësi i “demave” tregoi synimin për 3 pikë, pavarësisht renditjes dhe problemeve me mungesat.

Screenshot 2025-11-23 113317

Si është gjendja brenda grupit –

Bytyçi: Gjendja brenda grupit është mjaft e mirë. Të gjithë e dinë që Partizani në çdo ndeshje futet për 3 pikët, nuk e diskutojmë një tjetër rezultat. Shpresoj te çunat dhe te stafi që nesër do t’ia dalim me kokën lart.

Pozicioni Partizanit në klasifikim –

Bytyçi: Nuk është një ndjesi e mirë kur shohim tabelën e renditjes, nuk jemi aty ku e meritojmë. Besoj te çunat që do të ringrihemi shumë shpejt dhe ta çojmë Partizanin aty ku e ka vendin e vet.

Ndeshja me Vllazninë –

Bytyçi: Kemi punuar gjatë javës. Kemi patur avantazh edhe pushimin prej kombëtares. Besoj që kemi punuar gjërat e duhura. Personalisht nga sfida e nesërme pres që të marrim 3 pikët.

PANORAMASPORT.AL