Partizani ka 14 barazime, por një tjetër sot i hedh në erë sezonin. Llogari e qartë ndaj Elbasanit
Kjo ndeshje luhet në shtëpinë e Partizanit dhe kjo përbën një lajm të mirë për të kuqtë. Gjithsesi, në letër ata kanë një disavantazh akoma më të madh.

Elbasani ua merr vendin e katërt edhe në rast barazimi. Aktualisht, dy skuadrat kanë nga 50 pikë dhe në kushtet e pikëve të barabarta, renditja caktohet nga bilanci në ndeshjet direkte. Këto të fundit shkojnë në favorin e Elbasanit, që ka arritur të korrë një fitore dhe dy barazime dhe me një tjetër “X” verdheblutë do ta ruanin këtë avantazh dhe do të mbanin vendin e katërt, që të çon në Europë dhe në “Final 4”.
Nëse verdheblutë kanë si opsion edhe barazimin, Partizanit i duhet të fitojë me patjetër këtë ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në katërshe. Është një duel që vlen shumë para dhe me siguri kjo e sotmja do të jetë përballja më e tensionuar dhe më e zjarrtë.
PANORAMASPORT.AL













