Partizani i Gegës pragmatis, mbrojtja është “OK”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2025 | 23:52

Partizani i Gegës pragmatis, mbrojtja është “OK”

Ajo që trajneri Gega po përpiqet të përmirësoje te Partizani, është mbrojtja, që ka cilësi brenda, por i ka munguar siguria në këtë pjesë të fundit të sezonit. E, në fakt, që nga ardhja e 61-vjeçarit, në tri nga katër ndeshje në total, të kuqtë nuk kanë pësuar gol.

Gega

Skuadra e Gegës është treguar mjaft pramgatiste në ndeshjet kundër Laçit dhe dy përballjet me Egnatian, duke neutralizuar sulmet e kundërshtarëve dhe duke shfrytëzuar në maksimum ato gjysmë rastesh që i janë dhënë, qoftë edhe në fitimin e penalltive.

Kështu, bilanci është tri fitore dhe një humbje, që në fakt vë në dyshim shumë gjëra të tjera. Të kuqtë humbën derbin me Tiranën me shifrat 3-0, në një ndeshje ku nuk funksionoi asgjë. Në atë përballje u tregua se Gega duhet të punojë në plot aspekte të tjera derisa ky Partizan të quhet një skuadër e fortë.

PANORAMASPORT.AL