Partizani e afroi si pasuesin e Rrapajt, por rezultoi dështim! Pretendentët “fshinë” të kuqtë në prezantim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2026 | 12:42

Partizani e afroi si pasuesin e Rrapajt, por rezultoi dështim! Pretendentët “fshinë” të kuqtë në prezantim

Nikola Vujnoviç është zyrtarizuar nga Mornar Bar në Malin e Zi. Çfarë bie në sy është se malazezët nuk kanë preferuar ta përmendin Partizanin te prezantimi i tij, ndryshe nga emrat e tjerë ku Vujnoviç kontribuonte më parë.

vujnovic

Vujnoviç afrohej me bujë te Partizani në janarin e kaluar. 29-vjeçari rezultoi dështim më pas, duke përfunduar edhe tek ekipi B në Kategorinë e Tretë.

Ekipi në fjalë është me pretendime për titullin, ndërsa aktualisht mban vendin e dytë. Për Vujnoviç është kthim në shtëpi ku më parë luante me Podgoricën.

Kujtojmë se ai e kalonte pjesën e parë të këtij sezonit te serbët e Jedinstvo në kategorinë e dytë. 29-vjeçari është qendërsulmues, edhe pse te Partizani afrohej si pasuesi i Arinaldo Rrapajt.

PANORAMASPORT.AL