Paraqitja surprizë në SPAK, Bledi Shkëmbi: Solla dokumentacionin për të vërtetuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2025 | 22:18

Paraqitja surprizë në SPAK, Bledi Shkëmbi: Solla dokumentacionin për të vërtetuar…

Sot në SPAK është paraqitur Bledi Shkëmbi. Ishte një lajm surprizë për ish-trajnerin e Tiranës dhe ish-futbollistin, që dikur shkruante historinë me Skënderbeun.

bledi shkembi

Vetë Shkëmbi ka deklaruar se ishte në SPAK, për shkak se është bllokuar një makinë te kompania që ai administron. Trajneri u shfaq i qeshur në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

“Duke qenë se jam administrator i një kompanie dhënie makinash me qira luksoze, njëra prej tyre, një Audi RSQ8, është e bllokuar për disa procedura dhe hetime të personit që ja kanë sekuestruar, ndërkohë që makina është marrë me qira pranë kompanisë ku që unë drejtoj.

Solla dokumentacionin e kërkuar për të vërtetuar pronësinë dhe procedurat që janë bërë për dhënien e makinës me qira, që ta zhbllokojmë dhe të vazhdojmë aktivitetin tone të pa përzier me problemet e drejtësisë”, u shpreh Shkëmbi duke sqaruar situatën për “Top Channel”.

Shkëmbi ndërkohë po e vijon karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut. Aty ku me Strugën po bën mjaft mirë.

PANORAMASPORT.AL