Postuar: Mars 27, 2025 | 9:03
Pa titullarë të rëndësishëm, si pritet të rreshtohet Dinamo kundër “demave”
Dinamon e pret misioni i vështirë për të sfiduar Partizanin sot në “Elbasan Arena”, në orën 17:00.
Blutë do të shkojnë në këtë betejë me disa më mungesa, por më të rëndësishmet janë ato të Bregut, Hoxhës dhe Mandelës.
Të tre këta lojtarë janë të dëmtuar dhe jo në gjendje për të kontribuar në derbi. Sakaq, Aliji dhe Zabërgja sapo janë kthyer nga kombëtaret e Shqipërisë dhe të Kosovës, ku ishin të grumbulluar.
PANORAMASPORT.AL













