Pa Skënderbeun duke rënë nga kategoria, Ernest Gjoka largohet menjëherë nga stadiumi pas humbjes së korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 21:49

Pa Skënderbeun duke rënë nga kategoria, Ernest Gjoka largohet menjëherë nga stadiumi pas humbjes së korçarëve

Skënderbeu do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm. Korçarët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi, që fitoi 1 me 2 në javën e fundit të Superiores.

ernest gjoka

Skuadra e Ernest Gjokës zhgënjeu në finale ku bënte punë vetëm fitorja. Trajneri i bardhekuqve vendosi të largohet menjëherë nga stadiumi, siç u raportua në RTSH për mungesën e tij në intervistën pas ndeshjes.

Gjoka u afrua te korçarët pas largimit të Gvozdenoviç. Në fund të këtij sezoni, Skënderbeu shoqëron Laçin dhe bashkë do të përballen në të Parën.

Verdiktet e tjera të Superiores panë Bylisin që të siguronte mbijetesën. Në anën tjetër, Tirana do të luajë finalen e “play-out”.

PANORAMASPORT.AL