Optimist për duelin me Tiranën, Ruçi: Jemi më të mirë se rivalët e fundtabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2025 | 20:39

Optimist për duelin me Tiranën, Ruçi: Jemi më të mirë se rivalët e fundtabelës

Bylisi tashmë është fokusuar totalisht te sfida e radhës me Tiranën në transfertë. Lojtarët, pas barazimit me Laçin në Ballsh, janë fokusuar te bardheblutë, aty ku synohet me patjetër një rezultat pozitiv. Në prag të duelit me bardheblutë ka folur një nga titullarët e skuadrës se Bylisit, mesfushori Flamur Ruçi, i cili ka besim se skuadra do të vijojë me rezultatet pozitive.

flamur ruci

“Na duhet që t’i marrim ndeshjet me radhë, sepse jemi një ekip që kemi cilësi dhe kualitet. Kemi treguar se durojmë të mos thyhemi edhe në 8 ndeshje radhazi. Prandaj ne duhet që të jemi optimistë, të përgatitemi sa më mirë për çdo duel dhe të marrim maksimumin. Synimi ynë është që të rrimë sa më larg dy vendeve të fundit në renditje.

Luajnë sfida vendimtare, ndaj të gjithë duhet të shtrëngohemi”, tha beratasi Flamur Ruçi. Në fund, ai thekson se gara do te jetë deri në javën e fundit për mbijetesën. “Javë pas jave, ekipet po shkojnë shumë afër dhe duhet vigjilencë. Ne kemi shansin e mirë që në dallim nga rivalët kemi organikë të pasur me kualitete dhe cilësi. Kështu që të bëjmë maksimumin, duke nisur nga ndeshja me Tiranën…”, tha Flamur Ruçi.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL