Nuk ndalen kartonët, Dinamo fiton mbrojtësin por humbet zyrtarin
Dinamo ka qenë skuadra “më e dashuruar” me kartonët e kuq këtë sezon. Veç kartonëve të kuq që kanë marrë lojtarët gjatë ndeshjeve, tashmë kanë nisur kartonët e kuq edhe në drejtim të zyrtarëve.

Glen Daja është ndëshkuar me të kuq në sfidën e fundit, por me shumë gjasa ai do të mungojë për disa ndeshje. Çështja e Dajës ka kaluar në Komisionin e Disiplinës për shkak se u ndëshkua për sjellje antisportive.
Në këtë mënyrë, Daja rrezikon të dënohet me 4 ndeshje pezullim, mungesë e cila do të sjellë jo pak siklet për trajnerin Ilir Daja i cili duhet të bëjë pa krahun e tij të djathtë. Ndërkohë, lajmi i mirë për Dinamon është rikthimi i mbrojtësit Bekim Maliqi. Anësori i djathtë u ndëshkua me të kuq në sfidën ndaj Teutës, ndërkohë që në takimin ndaj Vllaznisë, ai ka shlyer dënimin e tij dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Probleme fizike ka shfaqur vetëm Guindo i cili edhe në sfidën e fundit nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, teksa pushimi i Kombëtareve mund ta ndihmojë që të rikthehet në kohë.
PANORAMASPORT.AL













