Nuk kanë fund hallet te Tirana, kolonisë së të përjashtuarve u shtohen dy mungesa të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 18:07

Nuk kanë fund hallet te Tirana, kolonisë së të përjashtuarve u shtohen dy mungesa të rëndësishme

Tirana ka humbur dy titullarë të rëndësishëm për ndeshjen me Vllazninë. “Klasikja” e futbollit shqiptar i gjen bardheblutë pa Basilio Ndong dhe Serzh Tabeku, ndryshe dyshja që solli golin ndaj Teutës në Durrës.

tabeku

Ndong është i fokusuar tashmë te Guinea Ekuatoriale për Kupën e Kombeve të Afrikës. Tabeku ndërkohë u ndëshkua ndaj Teutës dhe plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, për këtë do qëndrojë i pezulluar.

Sfida me Vllazninë është programuar të shtunën, pikërisht më 20 dhjetor prej orës 13:30. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Te Tirana janë mbi 10 lojtarë jashtë planeve. Pikërisht ndaj Teutës ra në sy që stoli ishte i mbushur me lojtarë nën 20 vjeç.

Screenshot 2025-12-16 180941

PANORAMASPORT.AL