Nuk firmos me skuadrën gjermane, portier kthehet dhe pritet të jetë titullari i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2025 | 22:33

Nuk firmos me skuadrën gjermane, portier kthehet dhe pritet të jetë titullari i Tiranës

Mustafë Abdullahu, i cili ishte i huazuar te Karlsruhe në Gjermani, do të kthehet te KF Tirana.Screenshot-2025-02-03-202406Skuadra gjermane vendosi që të mos e mbajë portierin, duke mos e blerë kartonin e kosovarit, që është në pronësi të bardhebluve. Kjo do të thotë që kryeqytetasit do të humbasin 400 mijë euro dhe lojtari do të kthehet te bardheblutë. Për kthimin, skuadra gjermane ka organizuar edhe një ceremoni. Tirana tani do të ketë një portier më shumë për sezonin e ri futbollistik.

OPERACIONI I DIMRIT – Tirana në dimër kompletoi transferimin e portierit në Bundesligën 2 në formë huazimi. Skuadra gjermane pagoi 50 mijë euro për këtë borxh, ndërsa në fund të sezonit ishte dhe mundësia për të blerë kartonin e Abdullahut nga Tirana. Ndërkohë ishte vendosur shifra e 400 mijë eurove si detyrim për blerjen e kartonit, nëse klubi i Karlsruhes ngjitej në elitën e futbollit gjerman apo nëse skuadra vendoste ta mbante portierin. Kontrata e re do të vlente deri në vitin 2029. Portieri 21-vjeçar u afrua te Tirana nga Besa në shtatorin e vitit 2023. Pas një sezoni me bardheblutë, u vendos huazimi te Malisheva. Hapësirat nuk ishin të shumta, për këtë u vendos një tjetër huazim.

Abdullahu është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës. Kujtojmë që më parë me Karlsruhen ka luajtur edhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjalë për Edmond Kapllanin. Portieri 21-vjeçar i Kombëtares së Kosovës U-21 është vëzhguar për një kohë të gjatë nga reparti i skautizmit dhe trajneri i portierëve të KSK-së, Markus Miller. Ai tërhoqi vëmendjen veçanërisht në ndeshjen ndërkombëtare kundër skuadrës gjermane U-21, në mars të vitit 2024.

1.99 metra i gjatë, aktualisht në dimër ishte i huazuar nga KF Tirana te FC Malisheva, por e shkëputi këtë huazim për t’iu bashkuar KSC-së. Bardheblutë, në janar 2025, afruan Emanuel Ernest, Erisildo Smaçi, Rafael de Freitas Silva, Luçiano Vera dhe Amin Tahiri, ndërsa u larguan Arhan Isuf, Fjoart Jonuzi, Jordi Jaku, Silvio Vokrri, Hajrulla Tola e Mustafë Abdullahu. Për momentin, nga skuadra që mbylli sezonin, nuk ka asnjë lëvizje.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL