Një rikthim dhe një mungesë te Partizani, “Demat” shënjestrojnë Teutën
Partizani më në fund shkon i qetë para një ndeshjeje, siç do të jetë ajo kundër Teutës të dielën në stadiumin “Arena e Demave”.

Këto ditë do të shfrytëzohen nga trajneri Abilaliaj për të përmirësuar manovrën, si dhe për të rregulluar mbrojtjen, ku gabimet nuk munguan edhe kundër Skënderbeut. Gjithsesi, defensiva me katër me Atanaskoskin e Janjevën në krahë u duk se funksionoi më mirë se me pesë.
Sa i përket situatës fizike, probleme ka vetëm për Bytyçin, i cili vijon rikuperimin i veçuar dhe është në rrezik edhe sfida me Teutën. Nga ana tjetër, Domgjoni ka shlyer pezullimin e kartonit të kuq dhe pritet të jetë i gatshëm.
Kjo aktualja është një nga situatat më të mira të “Demave” sa i përket organikës dhe dëmtimeve. Kundër Teutës fitorja do të jetë njëjtë e nevojshme.
PANORAMASPORT.AL













