Një repart mbetet i paplotësuar, ja situata te Vllaznia e Edi Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2025 | 23:58

Një repart mbetet i paplotësuar, ja situata te Vllaznia e Edi Martinit

Pas afrimit të Lirim Kastratit në radhët e Vllaznisë, duket se tashmë sulmi është kompletuar për kuqeblutë para nisjes së sezonit 2025-26. Kosovari i bashkohet emrave si: Balaj, Mensah, Mala apo edhe Delaj, pavarësisht se momentalisht po këmbëngulet edhe për një rikthim të Bismark në Shkodër. Megjithatë, në pamje të parë, vija ofensive e kuqebluve duket e kompletuar, por nuk përjashtohet as ndonjë afrim surprizë në momentet e fundit.

vllaznia

Po ashtu edhe porta dhe mbrojtja duken të kompletuara, ku në katërkëndësh përveç Jukajt, janë tashmë edhe Phols dhe Bunjaj. Me Qarrin, që pavarësisht se ende nuk ka një largim zyrtar, mund të konsiderohet jashtë skuadre për edicionin e ri. Edhe në mbrojtje, skuadra është e kompletuar, ku për 3 vendet e prapavijës do të duelojnë: Bajrami, Gjini, Kuros, Pusi apo Hajdari.

E ndërsa nga krahët, Gurishta dhe Kruja në të djathtë, dhe Jago e Hakaj në të majtë, kompletojnë skuadrën. Tashmë, për Vllazninë “detyrë” ngelet vetëm kompletimi i mesfushës, ku alternativat nuk janë të shumta për Martinin, pasi i vetmi që duket se bind 100% është Krymi, ndërsa emra si Sala, Tafili apo Murataj momentalisht nuk konsiderohen titullarë absolutë. Me 9 herë kampionët e vendit që tashmë janë të përqendruar totalisht vetëm për afrime futbollistësh në mesin e fushës para sezonit 2025-26 të Superiores.

PANORAMASPORT.AL