Një karton i kuq për Dinamon, kthehet në dy për Vllazninë. Situatë e veçantë në ndeshjen mes pretendenteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 18:11

Një karton i kuq për Dinamon, kthehet në dy për Vllazninë. Situatë e veçantë në ndeshjen mes pretendenteve

Ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”, ka dhuruar një luftë të fortë mes dy skuadrave, që ka bërë që vetëm pak minuta të luhen me nga 11 lojtarë.

Screenshot 2025-02-15 181018

Në minutën e 23-të, Karamba i Dinamos pa t’i tregohej kartoni i dytë i verdhë e rrjedhimisht i kuqi, duke lënë në inferioritet numerik blutë.

Vllaznia ishte me një futbollist më shumë, por në fillimin e pjesës së dytë situata është përmbysur krejtësisht. Fillimisht gjyqtari Barjamaj i tregoi kartonin e kuq Bajramit të Vllaznisë, për një faull si lojtar i fundit ndaj Zabërgjës. Numrat në fushë u barazuan, por edhe ky ekuilibër zgjati pak, pasi me ndihmën e VAR-it, gjyqtari i tregoi të kuqin Jagos për një ndërhyrje kur sapo ishte mbushur një orë lojë.

Kësisoj, skuadrat e vazhduan ndeshjen me lojtarë më pak në 30 minutat e mbetura, pasi Dinamo ishte me 10 të tillë në fushë, ndërsa Vllaznia me 9.

PANORAMASPORT.AL