Postuar: Qershor 11, 2025 | 20:02
Nga një klub i kryeqytetit te tjetri, sulmuesi i Tiranës ndryshon fanellën për sezonin e ardhshëm
Akileu Ndreca pritet të veshë fanellën e Prishtinës për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Tiranës do të kalojë kështu nga një klub i kryeqytetit te tjetri.

Për Ndrecën ishte përfolur më parë Llapi për të ardhmen. 24-vjeçari duke zgjedhur Prishtinën do të ketë mundësinë të luajë në kualifikueset e Ligës së Europës.
Sulmuesi shënoi tetë gola dhe asistoi një tjetër në kampionat këtë edicion me bardheblutë. Eksperienca me Tiranën ishte dhe e para për të jashtë Italisë.
Skuadra e Bledi Shkëmbit ndërkohë pritet të ketë disa ndryshime për sezonin e ri. Vetë trajneri vazhdon të jetë në dyshim.
PANORAMASPORT.AL













