Nga liga e tretë te Vllaznia, fjala e fundit për futbollistin i takon Edi Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2026 | 14:59

Nga liga e tretë te Vllaznia, fjala e fundit për futbollistin i takon Edi Martinit

Jesus Zabala është në provë te Vllaznia. 24-vjeçari nga Kolumbia luan si mbrojtës i majtë dhe rezulton si lojtar i Tërbunit të Pukës.

Screenshot 2026-01-23 145848

Fjalën e fundit do e thotë trajneri Edi Martini. Bëhet fjalë për një lojtar 1.76 metër të gjatë, që ka luajtur me Tërbunin në Kategorinë e Dytë.

Zabala u afrua në Shqipëri, pasi nga viti 2023 nuk kishte ekipe të regjistruara. Më parë ndërkohë regjistronte eksperienca në Kolumbi.

Përpara është ndeshja me Partizanin, që do të luhet të shtunën prej orës 16:30. Kuqeblutë do të luajnë në shtëpi pas dy fitoreve me rëndësi ndaj Egnatias dhe Dinamos.

PANORAMASPORT.AL