Postuar: Qershor 11, 2026 | 22:25
Nga futbolli grek në Shqipëri? Elbasani mendon për pasuesin e portierit Janaçek
Klevi Totoshi nuk duket se do të jetë zgjedhje e parë te porta e Elbasanit. Verdheblutë po mendojnë për pasuesin e portierit Janaçek dhe zërat e parë po qarkullojnë.

Një opsion vjen nga futbolli grek, megjithëse emri nuk del në skenë. Porta kishte siguri me Janaçek dhe kjo synohet sërish.
Pas Abalorës dhe Janaçek, trajneri Gvozdenoviç duhet të ketë në dispozicion dikë tjetër. Verdheblutë janë prej ditësh në kërkim të profilit të duhur.
Janaçek u largua pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës. Kushtet financiare ishin faktori që e shtyu të transferohet te Spartak Trnava në Sllovaki.
PANORAMASPORT.AL













