“Nëndetësja” kërkon të parën, ndaj Egnatias për tabunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2025 | 21:50

“Nëndetësja” kërkon të parën, ndaj Egnatias për tabunë

Dy fitoret e fundit që Dinamo ka marrë në kampionat, kanë hapur oreksin dhe në kampin blu, synojnë të tretën radhazi kundër Egnatias. Sfida e parë mes dy skuadrave, u mbyll në barazim pa gola, me Dinamon që u duk se doli e kënaqur me një pikë në Rrogozhinë, por në “Air Albania”, blutë synojnë fitoren.

dinamo

Për ta, kjo do të ishte fitorja e parë këtë sezon ndaj kampionëve në fuqi, ndaj të cilëve do të luajë edhe finalen e Superkupës në fundin e muajit dhjetor.

Veç fitores së munguar ndaj Egnatias, Dinamo do të synojë të thyejë një tjetër tabu dhe kjo është e fitoreve radhazi. Blutë asnjëherë këtë sezon nuk kanë arritur të fitojnë 3 ndeshje radhazi dhe këtë synon që ta bëjë në një ndeshje direkte kundër kampionëve në fuqi, të cilëve mund t’iu marrë edhe vendin e dytë në klasifikim.

Këtë sezon, si Dinamo ashtu edhe Egnatia, kanë bindur në shumë sfida por njëkohësisht kanë shfaqur edhe oshilacione duke lënë pikë të shumta gjatë rrugës.

PANORAMASPORT.AL