Postuar: Qershor 15, 2025 | 20:57
Në provë te kampionët e Egnatias, kush është mbrojtësi polivalent që kërkon të bindë trajnerin Tetova
Mbrojtësi 20-vjeçar nga Vushtrria, Redon Përçuku, është duke kërkuar një hap të ri në karrierën e tij futbollistike. Ai prej ditës së djeshme është në provë te kampionët e Egnatias, teksa kërkon të bindë trajnerin Tetova.

Përçuku njihet për fleksibilitetin e tij në mbrojtje, duke qenë i aftë të luajë në të dy krahët e fushës. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e FC Arbërisë. Redoni po shpreson që përmes këtyre provave tek Egnatia të arrijë të sigurojë një kontratë që do ta çojë drejt futbollit profesionist në nivele më të larta.
PANORAMASPORT.AL













