Postuar: Gusht 17, 2025 | 19:04
Në kujtim të futbollistit që ndërroi jetë, Skuka shpërndan mesazhin e klubit portugez
Bota e futbollit u trondit në korrik, kur dy vëllezërit futbollistë, Andre Silva dhe Diogo Zhota u ndanë nga jeta pas një aksidenti me makinë. E gjithë bota e futbollit i kushtoi homazhe tragjedisë në fjalë.

Penafiel, klub portugez ku ka luajtur Andre Silva, bëri të njëjtën gjë së fundmi. Dhe Xhuliano Skuka, që po ashtu ka luajtur me Penafiel, e shpërndau mesazhin e stampuar në fanella.
“Në gjoksin tonë, ti. Andre Silva”, është homazhi që Penafiel i dedikon ish-lojtarit të tij. Rasti në fjalë akoma kujtohet nga bota e futbollit.

PANORAMASPORT.AL













