Ndryshon gjysma e 11-shes, si pritet të rreshtohet Partizani kundër Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 9:20

Ndryshon gjysma e 11-shes, si pritet të rreshtohet Partizani kundër Bylisit

Partizani ka kryer dje seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes së sotme kundër Bylisit për javën e 26-të të Superiores, të premten në orën 17:30 në stadiumin “Arena e Demave”.

partizani

Për këtë ndeshje, trajneri Veselinoviç do të ketë në dispozicion edhe tre lojtarë, të cilët kthehen nga pezullimi. Klubi ka vendosur ta shlyejë me gjobë ndeshjen e mbetur për Bytyçin, teksa Janjeva dhe Taipi e kanë konsumuar dënimin. Gjithashtu, Preka dhe Shanaj kanë kaluar gjendjen virale.

Të kuqtë do të kenë vetëm dy mungesa për këtë ndeshje, Gudjufi i pezulluar dhe Eleke i dëmtuar. Në dyshim mbetet Buxhelaj. Sa i përket formacionit, në mbrojtje priten plot tri ndryshime. Më shumë mundësi, do të ulen në stol Osmanllari dhe Buxhelaj, për t’i hapur vendin Janjevës nga e djathta dhe Atanaskoskit nga e majta.

Në qendër rikthehet Preka dhe ulet Domgjoni. Në mesfushë kthehet Taipi në vend të Mando, teksa në sulm Veselinoviç pritet të rikthejë në 11-she Podstrelov në vend të Kekos. Bylisi ka rezultuar një rival i sikletshëm sivjet, pasi në fazën e dytë arriti t’i mposhtë “Demat”.

PANORAMASPORT.AL