Ndryshimi nga derbi i fazës së parë, Partizani tani ka pesë shënues të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2025 | 12:51

Ndryshimi nga derbi i fazës së parë, Partizani tani ka pesë shënues të rinj

Partizani përballej me Dinamon në fundin e fazës së parë. Të kuqtë e humbën atë takim me rezultatin 2-0.

Dinamo-Partizani

Çfarë dallonte pas një faze ishte se vetëm Vusal Isgandarli kishte shënuar gol nga skuadra e kuqe. Diçka e rrallë për 9 javë të Superiores. Në fazën e dytë, situata ndryshoi. Isgandarli ka shënuar sërish, ndërsa në anën tjetër edhe lojtarë të tjerë dolën në pah.

Kështu Diego Kontreras është tashmë në kuotën e tre golave, Rrok Toma me dy gola, Xhuliano Skuka me dy gola. Po ashtu edhe Rouen Hjumen me Kazim Ogunleje që regjistrojnë nga një gol.

Konkretisht bëhet fjalë për pesë lojtarë të rinj, që vendosën emrin në listën e golashënuesve. Mbetet për t’u parë kush mund të tregohet vendimtar ndaj Dinamos.

PANORAMASPORT.AL