“Ndryshim me koncept Europian, te Partizani punohet shumë më ndryshe se Tirana”, Ibraimi: Këtë fitore e kam shijuar shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2026 | 23:28

“Ndryshim me koncept Europian, te Partizani punohet shumë më ndryshe se Tirana”, Ibraimi: Këtë fitore e kam shijuar shumë…

Drejtori i Partizanit, Agim Ibraimi, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin 2 me 0 që skuadra e kuqe arriti në derbin ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas kësaj fitoreje, ai ndër të tjera deklaroi:

bandicam 2026-02-15 23-24-41-569

“Çdo fitore është shumë e rëndësishme, as që diskutohet, mirëpo kur është derbi e bën edhe më interesante. Në pjesën e parë ishte një dominim total nga ana jonë. Pjesa e dytë nuk më pëlqeu fare. Fusha nuk ishte adekuate për manovrat tona. Në fund 3 pikët janë shumë të rëndësishme. Të jem i sinqert te Partizani është një ndryshim me koncept Europian.

Te Partizani punohet shumë më ndryshe se Tirana. Këtë fitore e kam shijuar shumë sot, pasi jemi munduar të bëjmë një grup të shëndoshë, të jemi më kompakt si grup, mendoj se këtë do e shijojmë më shumë.

Nuk është e lehtë, skuadrat e tjera janë në ritmin e lojës. Kemi direkt duele me kundërshtarët që janë sipër nesh, duhet të shikojmë ndeshje mbas ndeshjesh, që mos bëjmë ndonjë eufori apo ndonjë gjë pa lidhje”, u shpreh Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL