Postuar: Shkurt 17, 2026 | 23:15
“Ndonjëherë errësira më mëson si të shkëlqej”, moderatorja sportive nuk i lë vend imagjinatës
Moderatorja sportive, Ajeda Durishti, është tepër aktive në rrjetet sociale, teksa kujdeset që të jetë gjithmonë e kuruar për sa i përket aparencës.

Jo vetëm në studion e emisionit sportiv, Ajeda, shkëlqen edhe jashtë saj, ku me postimet e saj dhe me bukurinë joshëse, herë pas here duket se nuk i lë vend imagjinatës.

Moderatorja ka publikuar së fundmi disa foto që do t’i kishin “zili” edhe modelet duke i shoqëruar me disa shprehje frazeologjike: “Jo çdo ritëm është i destinuar të qëndrojë. Jo çdo hije do të thotë se jam e humbur. Ndonjëherë errësira më mëson si të shkëlqej”.
Një kombinim perfekt i klasit me profesionalizmit…
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













