Ndeshja e pestë, “Niko Dovana” bëhet si shtëpia e dytë për Tiranën
Tirana do të luajë ndeshjen e pestë në “Niko Dovana” në këtë kampionat. Në 25 javë bardheblutë kanë luajtur tre ndeshje si pritës në Durrës dhe një tjetër si udhëtues.

Bëhet fjalë për sfidat, Tirana-Egnatia, Teuta-Tirana, Tirana-Bylis, Tirana-Elbasani dhe të shtunën është për herë të dytë, Teuta-Tirana. Në katër takime, Tirana ka shënuar dy barazime, një fitore dhe një humbje. Kjo humbje është shënuar pikërisht nga Teuta.
Tej të tjerave, nga 26 javë, katër takime mbajnë aromën bregdetare dhe një i pestë do të luhet pikërisht ditën e shtunë në “Niko Dovana”. Kujtojmë që Tirana ka udhëtuar këtë sezon mbi 3000 km nëpër stadiume të ndryshme, pasi këtë vit nuk ka një stadium stabël për kampionatin.
PANORAMASPORT.AL













