Ndeshja e fundit pa Dajën, bluve të Dinamos iu rikthehet trajneri
Dinamo do të luajë në datën 24 maj një ndeshje mjaft delikate kundër Elbasanit në “Final 4”, në kuadër të raundit të dytë të ndeshjeve. Ashtu si ndaj Vllaznisë, edhe ndaj Elbasanit do të synohet rezultat pozitiv, megjithëse objektiv për blutë është që të bëjnë paraqitje sa më të mira pasi titulli kampion tashmë nuk është një objektiv primar për skuadrën kryeqytetase.

Aktualisht, diferenca me vendin e parë por edhe të tretë, është 4 pikë duke qenë se 3 skuadrat e para janë në barazim pikësh. Për Dinamon, kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit “pa trajner” duke qenë se do të përfundojë edhe pezullimi për trajnerin Ilir Daja.
Ky i fundit, ishte subjekt i Komisionit të Disiplinës pas fi nales së Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias dhe u dënua me 4 ndeshje, por më pas u vendos që gjysma e dënimit të falej, duke i lënë vetëm dy ndeshje pezullim. Në këtë mënyrë, trajneri Daja pritet të rikthehet në stol në ndeshjen ndaj Egnatias, pikërisht ndaj rivalit që “detyroi” Jorgjin që të largonte me karton të kuq trajnerin e bluve.
PANORAMASPORT.AL













