Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, Partizani i bën homazh: Media sportive humbi një aset, ishte frymëzim për brezat e rinj
Legjenda e mikrofonit, gazetari dhe komentatori Ismet Bellova, u shua në moshën 91 vjeçare, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare. Klubi i Partizanit ka reaguar për këtë lajm të hidhur duke i shprehur ngushëllime të afërmve të tij.

𝐋𝐀𝐌𝐓𝐔𝐌𝐈𝐑𝐄̈ 𝐈𝐒𝐌𝐄𝐓 𝐁𝐄𝐋𝐋𝐎𝐕𝐀 😢
🎙️ Me keqardhje të thellë përcjellim lajmin e ndarjes nga jeta të ikonës së gazetarisë sportive Ismet Bellova. Një prej telekronistëve më të shquar në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Për 62 vite Bellova i ka shërbyer plot pasion sportit në vend. Zëri i tij klasik, kumbues do të mbahen mend gjatë nga mijëra tifozë dhe sportdashës. Një personalitet në gazetarinë sportive dhe një frymëzim për brezat e rinj. Media sportive humbi një aset, një prej figurave më të respektuara dhe më të dashura për publikun.
FK Partizani dhe Presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes Bellova dhe të afërmve.
U prehsh në paqe ikona e gazetarisë sportive Ismet Bellova🕯️
Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit
PANORAMASPORT.AL













