Ndaj Dinamos duket e pamundur, asnjë skuadër nuk i ka shënuar 2 herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2025 | 23:44

Ndaj Dinamos duket e pamundur, asnjë skuadër nuk i ka shënuar 2 herë

Dinamo ka pasur këtë sezon ulje dhe ngritjet e veta, megjithatë mbetet një nga skuadrat pretendente për titullin kampion. Pavarësisht se blutë janë shfaqur me shumë luhatje deri më tani, mbeten në zonën e “Final 4” dhe deri në fund, ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe kohë të mjaftueshme për të përmirësuar gabimet që mund të ketë bërë deri më tani.

vllaznia-dinamo

Sulmi i Dinamos nuk po kalon moment të mirë dhe largimet e Zabërgjës e Mandelës, vazhdojnë të jenë për Dinamon një mungesë e madhe. Megjithatë, për blutë po bind mbrojtja pasi është një nga skuadrat që pëson më pak gola në kampionat. Kështu, në 12 javët e zhvilluar deri më tani, Dinamo ka pësuar 6 gola, duke qenë mbrojtja më e mirë e këtij sezoni.

Problemi qëndron me faktin se Dinamo pëson në ndeshje të rëndësishme dhe thuajse të gjithë golat e shënuar, kanë qenë vendimtarë për fatin e ndeshjes. Dinamovitët kanë pësuar në 6 ndeshje të ndryshme dhe asnjë skuadër nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol për ndeshje ndaj tyre. Sa i përket rivalëve, vetëm Elbasani dhe Vllaznia kanë shënuar 2 gola por në ndeshje të ndryshme.

Problemi qëndron në faktin se kur Dinamo pëson, e ka të vështirë të fitojë dhe vetëm ndaj Vllaznisë në javën e dytë dhe ndaj Tiranës ka marrë pikë të plota edhe pse ka pësuar. Në ndeshjet e tjera, është mundur ose ka barazuar, duke mos marrë atë që priste. Kështu, Elbasani, Teuta, Vllaznia e kanë mundur ndërkohë që ka barazuar me Elbasanin në sfidën e fundit. Ndeshjen e radhës, Dinamo e ka në transfertë ndaj Bylisit dhe natyrisht që Daja përveç mbrojtjes, ka punë edhe me sulmin të cilëve iu kërkon që të shënojnë më shumë.

PANORAMASPORT.AL