Musta është mungesa zyrtare, një mesfushor në pikëpyetje. Si paraqitet situata te Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 12:19

Musta është mungesa zyrtare, një mesfushor në pikëpyetje. Si paraqitet situata te Elbasani

Sa i përket gjendjes së skuadrës, Elbasani vjen në këtë ndeshje me një situatë përgjithësisht pozitive.elbasani1-500x300Mungesa e vetme zyrtare për stafin teknik është Emiljano Musta, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak kartonësh. Pjesa tjetër e grupit ka zhvilluar normalisht seancat stërvitore gjatë javës. Një pikëpyetje mbetet mesfushori Karim Loukili, i cili ka shfaqur shqetësime fizike dhe është ndjekur me kujdes nga stafi mjekësor.

Aktivizimi i tij do të varet nga gjendja në orët e fundit para ndeshjes dhe vendimi përfundimtar pritet të merret pak para sfidës. Megjithatë, në kampin verdheblu mbizotëron optimizmi se situata e tij mund të menaxhohet. Lajmi pozitiv për Elbasanin është rikthimi i Bruno Lulajt, i cili duket gati për të zbritur në fushë pas një periudhe të gjatë pushimi për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi ka marrë ngarkesën e plotë stërvitore dhe pritet të jetë një alternativë e vlefshme për trajnerin Gvozdenoviç. Prania e tij i jep më shumë siguri dhe eksperiencë repartit difensiv.elb

PANORAMASPORT.AL