Mungesë e madhe për Partizanin, trajneri humbet futbollistin kyç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2025 | 23:34

Mungesë e madhe për Partizanin, trajneri humbet futbollistin kyç

Redon Ismaili ishte lojtari i ndeshjes për Partizanin kundër Tiranës. 23-vjeçari nga Gjilani sakrifikoi gjatë gjithë ndeshjes duke qenë lider për të kuqtë, që fituan pa problem. Ismaili është futbollisti me më tepër minuta në këtë edicion të Superiores për Partizanin.

ismaili partizani

Gjatë këtij viti i është dhënë besimi maksimal nga trajneri Mladen Milinkoviç dhe tashmë Oltijon Kërnaja. Partizani e shikon si humbje të madhe para ndeshjes me Flamurtarin. Ismaili u ndëshkua në minutën e 52-të ndaj Tiranës dhe plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë. Kështu trajneri Kërnaja duhet të vendosë për lojtarin e duhur, që ta zëvendësojë denjësisht.

Fakt është se Ismaili nuk u aktivizua vetëm në një ndeshje si titullar nga Kërnaja, për më tepër duke qëndruar në stol. Ishte pikërisht derbi me Dinamon në “Elbasan Arena”. Dhe ky takim përkoi me humbjen e vetme të Kërnajës si trajner i “demave”. Përpara është një tjetër sfidë delikate ku të kuqve u bën punë vetëm fitorja, që të ëndrrojnë për më shumë. Përballë do të vendoset Flamurtari.

PANORAMASPORT.AL