Mungesat bëhen makth për Gvozdenoviç, Elbasani planifikon ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2025 | 22:02

Mungesat bëhen makth për Gvozdenoviç, Elbasani planifikon ndryshime në formacion

Elbasani do të detyrohet sërish të bëjë ndryshime në formacion për shkak të mungesave që kanë shoqëruar skuadrën në këtë fillim sezoni. Stafi teknik nuk e ka pasur të lehtë të vendosë një njëmbëdhjetësh stabël, pasi dëmtimet dhe ndëshkimet kanë kufizuar alternativat në disa reparte.

elbasani

Kjo situatë pritet të ndikojë edhe në sfidën ndaj Dinamos, ku trajneri Gvozdenoviç do të duhet të improvizojë sërish për të mbajtur ekuilibrat në prapavijë. Në këtë kuadër, pritet që Emiliano Musta të ketë një rol të veçantë. Mbrojtësi i krahut, i cili ka eksperiencë dhe fleksibilitet për t’u përshtatur në disa pozicione, do të rikthehet të luajë si qendërmbrojtës, për shkak të mungesës së Lulajt dhe dëmtimit të Olberkis.

Vendosja e tij në qendër shihet si një garanci për mbrojtjen verdheblu, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës në përballjen me një kundërshtar të fortë si Dinamo. Për Gvozdenoviç, ky është një opsion i detyruar, por njëkohësisht edhe një zgjidhje që mund të funksionojë në aspektin taktik.

PANORAMASPORT.AL