Moviola/ Vllaznia pretendon penallti, kartonët të drejtë
5’ Lirim Kastrati i shkëputet mbrojtjes së Partizanit, sulmuesi ndalet nga portieri Qirko. Por, më pas vjen sinjalizimi, pozicion jashtë loje i Kastratit, me pamjet që i japin të drejtë arbitrit anësor.

32′ Gol! Vllaznia shënon pas një aksioni fantastik mes Kallakut dhe Kastratit, me këtë të fundit që realizon me një goditje preçize duke mposhtur portierin Qirko.
39’ Ismaili ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Jagos, e dyshimtë edhe me kamerat që nuk ofrojnë këndin më të mirë të mundshëm.
73′ Pretendime për penallti te Vllaznia. Shkodranët kërkojnë prekje të topit me dorë pas goditjes së Bismark, por Sembene nuk e prek me topin me dorë dhe nuk ka nevojë as për ndërhyrjen e VAR.
85‘ Kundërsulm i Vllaznisë, Sidibe dhe Sembene ndëshkohen me kartonë të verdhë në të njëjtin aksion. I drejtë vendimi i kryesorit Bylykbashi.
89′ Sidibe shfaqet i vetëm përballë portierit të Vllaznisë, Pols. Gjermani reagon mirë, por aksioni bëhet i pavlefshëm pasi më parë belgu ishte në pozicion të parregullt.
PANORAMASPORT.AL













